Heqja e kockës te pula

Mishi i pulës pëlqehet pothuajse nga të gjithë. Mund ta përgatisim në mënyra nga më të ndryshmet. Një nga këto mënyra është edhe role e pulës, por për të bërë këtë na duhet të ndajmë në fillim kockën nga mishi. Pikërisht këtë gjë jemi munduar të paraqesim sot.

Video

Marrim pulën dhe e kthejmë nga ana e kurrizit, e presim për së gjati përgjatë kolonës vertebrale. Me majën e thikës vazhdojmë ta presim për së gjati, duke ndjekur rrjedhën e kockës. Ndalojmë kur arrijmë te pjesa e kofshës dhe e krahut. Presim nyjën që lidh krahun me trupin, bëjmë të njëjtën gjë edhe për kofshën. Vazhdojmë ta presim derisa të kemi hequr komplet kockën e trupit nga mishi. Pastaj me kujdes presim krahët, e më pas përsëri me majën e thikës heqim kockën e kofshës. Do të kemi kështu të gjithë mishin pa kocka. Bëjmë disa prerje për të rregulluar trashësinë e mishit, në mënyrë që të jetë e gjitha e njëjtë.
Tani mishi i pulës është gati për të bërë mbushjen sipas dëshirës.

0 Shares
3 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

Panine me qumësht pluhur

Përgatitja për panine me qumësht pluhur mund të duket recetë e komplikuar por hapat qe kemi shpjeguar në ketë recetë janë shumë të thjeshta. Paninet dalin të buta dhe të shijshme, një aromë delikate qe mund tu shoqërojë çdo mëngjes.

Si të përgatisim gjalpë në shtëpi

Dhe pse ndonjëherë kemi menduar se të përgatisim gjalpë në shtëpi mund të jetë e vështirë sot po shikojmë pikërisht këtë proces. Për të realizuar me sukses këtë procedure duhet përdorur qumësht fshati me yndyrë sa më të lartë.