Embëlsirë me çokollatë dhe amareta

Kjo është një ëmbëlsirë që hahet me lugë. Përgatitet me amareta, kakao, vezë, qumësht dhe e mbuluar sipër me karamel. Mund ta zbukurojmë me amareta sipër. Është me të vërtetë një ëmbëlsirë e shijshme që ia vlen mundimi i përgatitjes.

Embëlsirë me çokollatë dhe amareta

Sasia: 0

Përbërësit

  • 600 ml qumësht i freskët
  • 10 të verdha vezësh
  • 130 gr sheqer
  • 50 gr kakao pluhur
  • 1/2 gote rum
  • 110 gr amareta
  • Përbërësit për karamelin

  • 100 gr sheqer

Përgatitja

  • Në një enë të madhe hedhim të verdhat e vezëve me sheqerin. Fillojmë ti rrahim me rrahësin elektrik derisa të arrijmë të kemi një masë të fryrë si shkumë. Me anë të një grirësi elektrik, grijmë amaretat derisa të bëhen pluhur,(mund të lëmë vecantë disa amareta për zbukurim).
  • I bashkojmë me kakaon dhe i trazojmë. Ndërkohë, në enën e vezëve hedhim rumin, përzierjen e kakaos me amaretat dhe i trazojmë me kujdes. Shtojmë edhe qumështin dhe vazhdojmë ta përziejmë. Masa e përgatitur duhet të jetë shumë e lëngshme.
  • Në një tenxhere të vogël përgatisim karamelin duke shkrirë sheqerin. Duhet ta përziejmë vazhdimisht. Karamelin e përgatitur e hedhim në një tavë drejtëkëndëshe të lartë ( si ato të formës së bukës), duke pasur kujdes që të lyhet komplet pjesa e brendshme. Hedhim masën e përgatitur në tavë.
  • Marrim një tavë më të madhe dhe e mbushim me ujë të nxehtë, në të vendosim tavën me ëmbëlsirën e përgatitur. I vendosim tepsitë me kujdes në furrën e nxehtë paraprakisht dhe i lemë për 50 minuta në 180 °C.
  • Më pas i nxjerrim nga furra, marrim tavën me ëmbëlsirën dhe e lemë të ftohet komplet. Kur e shohim që është ftohur, e kthejmë të gjithë ëmbëlsirën në pjatancë. E zbukurojmë sipër me amareta dhe e shërbejmë në kupa të vogla me lugë.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
3 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për Kabuni

Kabunija është një ëmbëlsirë shumë e shijshme, e gatuar me oriz, sheqer dhe e përzier me rrush të thatë i cili i jep një shije të veçantë. Me pak përbërës dhe në pak kohë, do të kemi një ëmbëlsirë që do të kënaqë të gjithë të ftuarit tanë.

Krepa mbushur me Luleshtrydhe

Kemi parë recetën krepa mbushur me çokollatë dhe krepa integral. Në këtë periudhe të vitit ju këshillojmë të provoni krepa mbushur me luleshtrydhe. Një shije delikate dhe nuk ju merr shumë kohë në përgatitje.

Receta për Cheesecake

Cheesecake ose tortë djathi është një ëmbëlsirë me origjinë amerikane por tashmë e njohur në gjithë botën. Ka shumë variante për të bërë cheesecake si psh. me çokollatë, me fruta të ndryshme por ne sot kemi sjellë këtë recetë klasike.

Mousse me Mjeder – Raspberries

Një recetë me fruta verore e thjeshte dhe ideale për pasditet e nxehta. Gjithsesi thjeshtësisë se recetës ju ftoj ta përgatisni disa orë më përpara, kështu ëmbëlsira ka kohë të mjaftueshme të pushojë ne frigorifer.