Ballakume Elbasani për Ditën e Verës

Ballakume është ëmbëlsirë tipike e Elbasanit që bëhet për Ditën e Verës, 14 Mars, tashmë festë kombëtare. Kjo lloj ëmbëlsire bëhet me pak përbërës, me bazë miellin e misrit. Ka një formulë të veçantë gatimi që njihet vetëm nga elbasanllinjtë vendas. Ballakume Elbasani gatuhet në një enë të madhe bakri, rrihet fort me dorë me një lugë druri dhe piqet në furrë druri. Receta origjinale përmban edhe përdorimin e ujit të finjës ( në ujë të pastër hidhet hi zjarri, lihet disa minuta në qetësi e më pas e kullojmë). Por në pamundësi të hirit mund të shtojmë pak qumësht.

Sot, në vija të përgjithshme ballakumja përgatitet në mënyrën që vijon. Kjo është receta që ne përdordim për të përgatitur Ballakume Elbasani.

Ballakume Elbasani për Ditën e Verës

Prep Time1 hour
Cook Time40 minutes
Resting20 minutes
Total Time2 hours
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire, kuzhina shqiptare
Sasia: 6 persona
Kalori: 340kcal

Video

Përbërësit

  • 1 kg miell misri
  • 500 gr gjalpë
  • 8 kokrra vezë
  • 1 kg sheqer

Përgatitja

  • Në një enë të madhe hedhim sheqerin, nëse është e mundur të përdoret sheqer i imët (por jo sheqer pluhur). Mund të përdorim një enë qelqi ose siç e thamë më sipër ideale është enë prej bakri e pa kallajisur.
  • Në enë më pas hedhim dhe gjalpin e shkrirë por jo shumë të nxehtë. Të dy përbërësit i rrahim fort derisa të na krijohet një shkumë. Procesi rrahjes mund të zgjas rreth gjysmë ore. Sheqeri së bashku me gjalpin duhet të fijezohet. Nëse e prekim me dy gishta, duhet të hapet fije.
  • Më pas shtojmë vezët një e nga një, duke vazhduar ti rrahim. Kur të hedhim vezën tjetër duhet ta kemi trazuar derisa veza mëparshme të jetë përzier komplet. Pra të kemi parasysh që çdo 3 minuta të hedhim një vezë duke mos e ndaluar rrahjen.
  • Në hapin e fundit, me kujdes hedhim miellin e misrit. Miellin duhet ta hedhim edhe në këtë rast pjesë pjesë duke e trazuar vazhdimisht. E trazojmë mirë në mënyrë që të mos na krijohen kokrriza. Në qoftë se përbërja është shumë e qullët mund ti shtojmë edhe pak më shumë miell.
  • Masën e përgatitur e lemë të qetësohet për 20 minuta. Për ti pjekur ballakumet Elbasanit, në një tavë mund të vendosim letër kuzhine ose ta lyejmë me pak gjalpë dhe spërkatim me miell.
  • Më pas me lugë druri hedhim në tavë brumin pa qënë nevoja ti japim forma. Ballakumet i pjekim në furrë 150°C përreth 40-45 minuta. Ballakume Elbasani mund ti shërbejmë gjatë ditës së verës!

Lexoni gjithashtu recetat për Gliko Arre, Kompekaj apo Sheqerpare.

Ju bëftë mirë dhe Gëzuar ditën e Verës

SHËNIM:
Sasia e gjalpit dhe e vezëve mund të ndryshoj disi nga familja në familje, si dhe rezultati final mund të ndikoje nga mënyra e bluarjes së miellit. Për çdo dyshime mund të lini komentin tuaj në vijim!

41 Shares
6 comments
  1. Sapo kalon 26 min – 2 here ballokumet qe kam pergatitur kane marre ngjyre si te diegur.
    Une vendos temeraturen 335 F ( 170C) dhe 2 here kjo recete ballokumesh ka dale jo me shije jo shume perfekte.
    Nuk e di permasat e produktit nuk jane ne rregull apo temperature e gatimit??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Vanilla Cupcake

Vanilla cupcake apo cupcakes me vanilje janë perfekte për festa, festime apo thjesht për ti provuar. Këto ëmbëlsira përgatiten fare thjeshte dhe sipër mund ti vendosim krem me shije dhe ngjyra të ndryshme.

Kos me fruta

Kos me fruta mund të shërbehet si mëngjes, si ëmbëlsirë pas buke i shoqëruar me fruta të freskëta ose pasdite. Mund të përgatitet me çdo frutë që mund t'iu gjendet në shtëpi.

Fiq të thatë – Pestil

Fiq të thatë në shtresa të holla, ose ndryshe pestil fiku. Pestili është një recetë e vjetër e zonave juglindore të Shqipërisë. Pestiln mund ta përgatitim me çdo lloj fruti. Për përgatitjen e pestilit përdoret fiku i ëmbël i muajit Gusht.

Tiramisu Akullore

Tiramisu akullore është një ëmbëlsire ideale për stinën e verës. Në faqen tonë gjeni edhe recetën për tiramisu klasike edhe tiramisu me luleshtrydhe. Abonohuni në kanalin tonë në YouTube për tu njoftuar mbi recetat e reja.