Antipastë me bukë të thekur me salca

Kjo antipastë është me të vërtetë shumë e shijshme. Kemi feta buke të thekura me salcë sipër. Salca ngjyrë kafe është një salcë tipike e Toskanës (Itali) që përgatitet me mëlçi pule. Eshtë me të vërtetë një salcë e zgjedhur. Salca me ngjyrë të kuqe është me bazë specka të kuq. KJo është një antipastë shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Salcat mund ti përgatisim një ditë më parë dhe i përdorim kur të na nevojiten. Jam e sigurt që të gjithë do të mbeten të kënaqur nga kjo antipastë e thjeshtë dhe e shijshme.

Antipastë me bukë të thekur me salca

Sasia: 0

Përbërësit

  • Antipasta

  • disa feta buke
  • pak vaj ulliri
  • Përbërësit për salcën kafe

  • 150 gr mëlci pule
  • 1 qepë
  • 1 degë sherebelë
  • pak verë të kuqe
  • pak kripë
  • 1-2 açugë konservë
  • pak vaj ulliri
  • Përbërësit për salcën e kuqe

  • 2 speca të kuq të mëdhenj ose 7-8 speca të vegjël
  • 1 qepë e kuqe
  • pak kripë
  • pak spec djegës
  • pak vaj ulliri

Përgatitja

  • Përgatisim salcën e parë. Marrim një tigan ku kemi hedhur pak vaj ulliri shtojmë açugët, e më pas hedhim dhe qepën e prerë hollë. Pasi i kapërdisim pak shtojmë mëlcitë e pulës të prera dhe degën e sherebelës I trazojmë me ngadalë dhe kur janë skuqur mirë i shuajmë me verë të kuqe.
  • I hedhim dhe kripë dhe i mbulojmë me kapak dhe i lemë të ziejë përreth 20 minuta me zjarr të ngadaltë,( mund ti shtojmë edhe pak ujë nëse është e nevojshme).
  • Pasi janë bërë, hedhim masën e përgatitur në një grirës elëktrik dhe e grijmë derisa të arrijmë një masë si krem. E hedhim salcën në një enë dhe mund ti shtojmë pak vaj ulliri nqse shohim që salca është pak e trashë.
  • Përgatisim salcën e kuqe. Në një tigan skuqim qepën e prerë hollë. Më pas hedhim dhe speckat e prera në copa të vogla. I mbulojmë me kapak dhe i lemë të skuqen me zjarr të ulët.
  • Më pas i marrim dhe i hedhim në grirësin elektrik, shtojmë pak kripë dhe spec djegës. I grijmë fort derisa të arrijmë edhe këtu një masë si krem. Pastaj e hedhim në një enë.
  • Pasi kemi përgatitur salcat, marrim bukën e prerë në feta dhe e thekim, duke e vendosur në furrë për disa minuta ose në një zgarë. Më pas i marrim dhe i lyejmë me salcat e përgatitura, i hedhim dhe pak vaj ulliri sipër fetave të bukës.
  • Mund të përgatisim disa feta buke në këtë mënyrë dhe salcën e mbetur e çojmë në tavolinë në tasa të vegjël që çdo person mund ta shërbejë vetë.

Ju bëftë mirë

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Petulla të fryra pa maja

Një recetë për petulla të fryra që duhet ta provoni patjetër. Për të përgatitur këto petulla nuk kemi përdorur maja buke por janë fryrë gjithsesi. Në brendësi lexoni recetën e plotë dhe ju ftoj ta shpërndani për miqtë tuaj.

Proshutë dhe pjepër

Proshutë dhe pjepër nuk mund të shikohet si një recetë gatimi sesa një kombinim fantastik. Ëmbëlsia e pjeprit ndërthuret më së miri më shijen e proshutës, një pjatë ideale për ditët e verës.